Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është i ftuar sonte në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, të gazetarit Arian Çanit.
Tahiri u rikthye në qendër të vëmendjes një ditë më parë në Parlament, ku shkoi për herë ta parë pas 6 muajve mungesë. Në këtë intervistë ai ka folur dhe për atë që media e ka quajtur si kërcënim, tahiri tha se shprehjet i ka përdorur për të treguar më shumë veten e tij.
Është koincidencë, përdorimi i shprehjeve të Ramës?
S’kanë lidhje fare. Më shumë se sa të mundohemi që të gjejmë kostum që nuk i rri, për mua është fare e thjeshtë. Në dy momente ku vëmendja ka qenë më e madhe tek unë, i kam përdorur për të shprehur veten time. I kam bërë për të shprehur veten time dhe nuk ka lidhje me shantazhe dhe kërcënime. Në qoftë se do thoja se nuk ka rrahur as me vaj dhe as me uthull që të më ndaloj, do thoshit sërish se është përsëri e njëjta gjë. Nuk duam të humbasim kohë me këtë gjë.
(M.Q/Faxweb)