Fax News informon se Policia e Beratit ka nisur hetimet pas denoncimit të një adoleshenteje për ngacmime që i bëhen nga persona ende të paidentifikuar në rrjetet sociale.
Vajza adoleshente është shtetasja S.N. dhe ka thënë në Polici se para një viti dhe në vazhdim në rrjetet sociale janë krijuar adresa të ndryshme me emrin dhe fotot e saj.
Kjo gjë është bërë shqetësim për të dhe gjithë familjen e saj.
“Mu nxi jeta, janë 100 adresa me emrin dhe fotot e mia. Familja është e shqetësuar, njerëzit më pyesin. Nuk guxoj të dal nga shtëpia.” – mësohet të ketë rrëfyer vajza në komisariat.
Menjëherë pas kallëzimit të adoleshentes policia ka nisur hetimet dhe ka referuar materialet në Prokurorinë e Beratit për veprën penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “përndjekje”.
Nuk dihet ende nëse vajza ka dhënë në Polici emra të dyshuar se mund të kenë bërë këto veprime në dëm të saj.