Një aksident ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Elbasanit. Një fëmijë i një shkolle private është përplasur sapo ka zbritur nga furgon nga një motor.
Fëmija ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar për të marre mjekimin në spitalin e Elbasanit ndërkohe drejtuesi i motorçikletës është shoqëruar në komisariatin e policisë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për shkaqet që çuan në këtë aksident.
(E.K/FAXWEB)