I ftuar në studion e Fax News për të folur mbi rënien e sotme të zjarrit tek fabrika e djegies së mbetjeve në Kashar, aktivisti dhe eksperti i politikave mjedisore Artan Manushaqe, u shpreh i alarmuar mbi situatën mjedisore atje.
Manushaqe tha se zjarri i sotëm në fabrikën e djegies së mbetjeve në Kashar, është një katastrofë mjedisore, siç u shpreh ai, e krahasueshme me një rrezatim të centrali bërthamor apo armë kimike.
Siç u shpreh aktivisti, në atmosferën e Tiranës sot kanë dalë helme kimike që do të thithen nga banorët.
Duke patur parasysh situatën e kontaminimit kimik të të gjithë zonës për shkak të djegies së fabrikës, Manushaqe i bëri thirrje autoriteteve dhe qeverisë të nisin evakuimin deri në pastrimin e plotë, të banorëve të asaj zone sepse sipas ekspertit të mjedisit, ndotja është e lartë në ushqim, ujë, tokë, e ajër dhe rreziku për jetën e tyre është i lartë.
“Sipas studimeve tek zona e 21 dhjetorit në Tiranë është arritur në përfundimin se 1000 njerëz në vit vdesin në Tiranë vetëm nga mushkëritë.” – tha Manushaqe.
“Me tymin e inceneratorit në Kashar, mund të thuhet se kanë marrë tym atomik. Banorët e zonës të përpiqen të pinë qumësht dhe të konsumojnë banane si antiintoksikantë ndaj helmeve që do të thithn. Ata të mos e përdorin ujin as për të pirë dhe as për t’u larë deri sa të kryhen analiza për kontaminimin.” – këshilloi Manushaqe qytetarët e Kasharit përmes studios së Fax News.
Manushaqe u shpreh gjithashtu se duke qenë se ajo fabrikë që punoi pa filtra, djeg element kimikë, të cilët nuk mund të shuhen me ujë, siç shkuan sot zjarrfikëset por me shkumë speciale.
“Ka të tjera fabrika në Tiranë që bëjnë punime të tilla me po të njëjtin rrezik në mos më të madh sepse janë në zona më të ngushta urbane, ku nëse bie zjarri, nuk futet dot as zjarrëfiksja.” – tha aktivisti.
Artan Manushaqe u shpreh se përgjegjës për këtë situatën e sotme është Minsitria e Mjedisit.
“Sigurisht që për atë shtëllungën atje do ketë përgjegjës. Ai zjarr atje është i përsëritur, ra dhe vjet dhe nuk mori masa njeri.” – ka bërë apel Manushaqe për veprim të drejtësisë ndaj rastit të përsëritur të inceneratorit të Kasharit.
(E.L./Faxweb)