Avokati Altin Goxhaj ka postuar sot një video nga pastrimi që u bëhet rrugëve në mbrëmje vonë nga punonjësit e Bashkisë Tiranë.
Me anë të videos së publikuar në rrjetet sociale, tregohet se si pluhuri nuk përthithet nga “makineritë” e pastrimit por ai shpërndahet në ajër duke ndotur rëndë mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve.
Postimi i Goxhajt:
Tani në AntiSoros TV, Investigimi i Mesnatës: Ja si po na VRET Erion Veliaj! Në kuptimin e plotë të fjalës! Pajisja e Vdekjes e “pastrimit”! Me këto pajisje çdo natë punonjësit e Veliajt “pastrojnë” pluhurin në rrugë duke “i fryrë”, dmth pompuar ajër dhe duke e shpërndarë atë në atmosferë! Pajisja që është shpikur për të larguar gjethet e rëna dhe të thara në vjeshtë po përdoret për të bërë Sheshin e ri “Skënderbej” dhe rrugët pranë tij të duket si i pastër për Fushatë! Filmimi ekskluziv është bërë Rrugës për te Sheshi i ri “Skënderbej, te Rruga e Katedrales Ortodokse, Mesnatë, ora 01:30, Dt. 15.06.2017, duke filmuar si pastron Bashkia Tiranë!!! Avokati Altin Goxhaj: “Siç e patë, ai po “pastron” duke “i fryrë” pluhurit, për t’a përhapur! Pra me e heq prej aty për ta shpërndarë, që të mos jetë i koncentruar!!!”
(M.D/Shuplaka)
https://www.facebook.com/altingoxhaj/videos/1514445238627573/