Atletico E Madridit ka treguar se është pretendentja kryesore për fitimin e trofeut të Europa League duke u paraqitur në një formë mjaft të mirë ndaj Lokomotivës së Moskës të cilën e ka eliminuar me rezultat të përgjithshëm 8-1.
Spanjollët kanë arritu të fitojnë sonte edhe në transfertë ndaj rusëve të cilët I kanë mposhtur me rezultatin 1-5, ndërkohë që ndeshja e parë kishte përfunduar me shifrat 3-0. Për Atleticon shënuan Angel Correa 16’, Saul Niguez 47’, Fernando Torres 65’ e 70’ dhe Antoine Griezmann 85’, ndërsa golin e nderit për vendasit e shënoi Maciej Rybus 20’.
https://www.youtube.com/watch?v=FQ4YuNGPGBw
(B.H/Faxweb)