Kreu i PD-së Basha ka reaguar pas videos së publikuar në ‘Fax News’ nga avokati Altin Goxhaj që tregonte se qytetarët kuksianë që protestuan në Rrugën e Kombit ishin arrestuar në mënyrë të jashtëligjshme gjatë natës.
Basha përmes një reagimi në ‘Facebook’ se këto pamje vërtetojnë rrëmbimin e kuksinaëve dhe dëshmojnë se arrestimet e tyre janë bërë në mënyrë të paligjshme.
Sipas Bashës ky është një krim shtetëror i kryer me ftohtësi kriminale dhe në bashkëpunim kriminal mes policisë dhe prokurorisë.
Ai ka thënë se kjo është thirrje për një reagim popullor kundër padrejtësisë ndaj kuksianëve.
Postimi i plotë:
Pamjet që vërtetojnë rrëmbimin e qytetarëve kuksianë në mes të natës dëshmojnë se arrestimet e tyre janë bërë në mënyrë të paligjshme, dhe më pas policia dhe prokuroria kanë fallsifikuar në bashkëpunim me njëra-tjetrën dokumentat zyrtare.
Ky është një krim shtetëror i kryer me ftohtësi kriminale dhe në bashkëpunim kriminal mes policisë dhe prokurorisë!
Ky krim shtetëror tregon qartë se në Shqipëri është instaluar një polici dhe prokurori politike dhe ekstraligjore, e cila shkel dhe dhunon të drejtat kushtetuese të qytetarëve shqiptarë sepse është vënë në shërbim të regjimit të Edi Ramës. Misioni i këtyre institucioneve të kapura nuk është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, por lufta kundër çdokujt që rrezikon apo kundërshton regjimin e Edi Ramës.
Krimi shtetëror i rrëmbimit dhe burgosjes së paligjshme të qytetarëve të pafajshëm kuksianë duhet të ndëshkohet.
Kjo është thirrje për një reagim popullor kundër padrejtësisë ndaj kuksianëve kurajozë që mbahen si kriminelë në burg, ndërkohë që kriminelët e vërtetë janë të lirë.
Ne jemi me kuksianët. Ne jemi me popullin. Ky regjim kriminal duhet të ndalet dhe se bashku duhet të rivendosim demokracinë, drejtësinë dhe dinjitetin e njerëzve të thjeshtë. (B.H/Faxweb)