Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka analizuar çështjen e dhënies së masës së sigurisë për 23 protestuesit e Rrugës së Kombit
Ai shprehet se gjykatësja e Kukësit, përveçse gjykon në Tiranë, nuk e dimë se në bazë të cilit ligj, nuk bind në paanshmërinë e saj pasi dhe bashkëshorti i saj është drejtues në Policinë e Shtetit!”
Postimi i plotë
Lexojeni vetë pikën ë të paragrafit 1. Është neni 17 i Kodit të Procedurës Penale.
Gjykatësja e Kukësit, përveçse gjykon në Tiranë, nuk e dimë se në bazë të cilit ligj, nuk bind në PAANSHMËRINË e saj.
Bashkëshorti i saj është drejtues në Policinë e Shtetit!
Këto arrestime që ajo gjykon nuk janë bërë nga gjykata por nga Policia. Në këto raste Policia i përdor bashkshortët për të justifikuar veten…
Do kishte qenë në nderin e saj, përveç se në respekt të ligjit, që të dorëhiqej nga kjo çështje!
Cilido qoftë vendimi i saj, do jetë i paragjykuar!
E përsëris: që prej orës 10:00 sot ata janë ligjërisht të lire.
(M.Q/Faxweb)