Përveç moshës një nga sekretet që e kanë shoqëruar Greta Koçin ka qenë padyshim dhe statusi i saj: beqare apo një lidhje.
Greta Koçi është një personazh mjaft hermetik përsa i përket jetës private dhe rrallë herë tregon detaje nga jeta e saj. Por duke qenë se Eni, motra më e vogël shpesh ka qejf që të bëjë shaka në rrjete sociale, duket se na ka kthyer një përgjigje të gjithëve.
Teksa ka postuar një meme në Instastory, Eni shkruan: “Ja, ta kesh me jetë atë super klipin e ri, se beqo na ngele” – ka përfunduar ajo teksa bën shaka se Greta është 25 vjeç, beqare dhe familja ka nisur të mendojë se “kaloi shumë kohë beqare”.
Ne tani po presim përgjigjen e Gretës, ku i dihet, mund të na surprizojë duke thënë të kundërtën.
(E.K/FAXWEB)