Ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta së bashku me kryetarin aktual të saj, Petrit Vasilin, është parë të dalë nga ambientet e “Coin” për një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në një deklaratë për mediat, ai ka reaguar mbi marrëveshjen Rama-Basha, për të cilën është shprehur se ka qenë ëndrra dhe kontributi i tij, ku pavarësisht se nuk ka luajtur negocuesin, ka qenë imponues.
I pyetur mbi takimin me ish-kryeministrin Sali Berisha, ai u shpreh se “Berisha është dobësia e tij” dhe për të do të jetë i gatshëm kurdoherë.
“Lajmin e mësova nga mediat. Shpresoj që çdo gjë e marrëveshjes të bëhet publike dhe t’u shërbejë qytetarëve shqiptarë. Kjo ka qenë ëndrra ime të ketë një marrëveshje, ky ka qenë kontributi im të ketë një marrëveshje. Unë nuk kam qenë negocuesi, por imponuesi. Ju e dini që me PDIU-në dhe partitë të tjera jemi përpjekur për këtë marrëveshje. Berisha është dobësia ime, e ndjek me kënaqësi.”, është shprehur Ilir Meta.