Sulmuesi i Luftëtarit, Kristal Abazaj, do të transferohet sezonin e ardhshëm në kampionatin belg, ku ka firmosur për tri vite me Anderlecht.\
Abazaj është një nga sulmuesit më të talentuar të Superligës shqiptare. Në fillim të këtij viti u përfol për një kalim të mundshëm të tij tek Skënderbeu në Korçë, e megjithatë tashmë karriera e 21-vjeçarit do të vazhdojë në Belgjikë me Anderlechtin.
Klubi i Anderlechtit nuk është i panjohur për sportdashësit shqiptarë sepse pak sezone më parë trajner i saj ishte Besnik Hasi ku u shpall edhe kampion i Belgjikës.
(E.L./Faxweb)