Bëhet me dije se një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Llovinë të Dropullit, njësia administrative Dropull i Sipërm.
Mësohet se një burrë është gjetur i vetëvarur me litar në banesë nga bashkëshortja e tij.
Viktima mësohet të jetë shtetasi me iniciale Dh.P, rreth 60 vjeç.
Sipas hetimeve të policisë në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune gjë që përforcon pistën e vetëflijimit.
(E.L./Faxweb)