Pas deklaratave të ashpra të Ilir Metës, lidhur me dhunën e ushtruar ndaj një maturanti nga Zharrëza, i cili sipas tij është qëlluar për shkak se mbështeste LSI-në, vjen më në fund një reagim nga kryeministri Edi Rama.
“Shqipëria s’ka nevojë për britma e kërcënime po për shtet,punë,mirëqenie. Ndaj mos flasim me vete e për vete po me njerëzit e për njerëzit”, reagon Rama në twitter.
Kjo deklaratë vjen si një përgjigje ndaj akuzave të Metës se Rama përdor kërcënimin për të frikësuar qytetarët të mos votojnë LSI-në. (D.D/Shuplaka)