Donald Trump është bërë gjysh për herë të nëntë. Lara bashkëshortja e Eric Trump ka sjellë në jetë një djalë.
Eric publikoi lajmin e mirë që Lara lindi fëmijën e parë të çiftit, Eric “Luke” Trump, të martën në mëngjes. Çifti në muajin mars njoftoi se po prisnin një fëmijë.
Kujtojmë që Trump ka shumë pasardhës duke qenë se vëllai i Eric, Donald Junior, ka pesë fëmijë dhe motra e tyre Ivanka, tre. Motra dhe vëllai i Eric përshëndetën ardhjen e foshnjës në familje në Twitter. (J.V/Shuplaka)