Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, “thyen heshtjen” lidhur me çështjen që i përket marrëdhënies së tij me yllin e filmave pornografik Stormy Daniels dhe lajmit që ka Qarkulluar se në vitin 2016 asaj i ishin ofruar 130 mijë dollarë për të heshtur.
Donald Trump ka reaguar duke u shprehur se nuk kishte dijeni që Story-it i janë dhënë ato para, ndërsa thekson se historia e marrëdhënies me të është një sajesë.
Trump shtoi se nuk e dinte që avokati i tij, Michael Cohen, kishte bërë pagesën ose nga kishin ardhur paratë.
Avokati personal i presidentit Trump, Michael Coehn, ka pranuar të ketë paguar nga xhepi i tij 130 mijë dollarët Stormyt.
Pyetjes së gazetarëve se ku mund t’i ketë marrë paratë avokati për të paguar aktoren, presidenti amerikan iu përgjigj “Nuk e di”.
“Pyesni Michael Cohen, avokatin tim. Këtë pyetje duhet t’ia drejtoni Michael-it”, u shpreh ai para gazetarëve.
Ndërkohë avokati Stormy-it, Michael Avenatti, reagoi ndaj komenteve të Trump duke postuar të enjten një koment në Tëitter ku shkruante: “Mirëpresim mundësinë që të vëmë në provë vërtetësinë e deklaratave të zotit Trump për mosdije lidhur me pagesën prej 130 mijë dollarësh, siç tha ai gjatë udhëtimit me avionin presidencial”.
Avokati i aktores tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se nuk i beson këtij mohimi të shtirur, por do ta vendosin në provë.
Është hera e parë që Trump i përgjigjet pyetjeve në lidhje me çështjen që ka të bëjë me aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels, e cila insiston se ka patur lidhje me manjatin dhe se është paguar për të mbajtur “gojën mbyllur”. (B.H/Faxweb)