Pas një kontrolli të rreptë të linjave të urbaneve nga policia janë gjetur dy shoferë që drejtonin mjetin nën efektin e alkolit.
Fax News raporton se nisur nga denoncimet e qytetarëve, policia ka ushtruar një kontroll të rreptë ndaj shoferave të linjave urbane.
Sipas informacioneve zyrtare nga policia në funksion të këtij Plani janë realizuar 142 teste me aparatin alkoolmatës “Drager” dhe vetëm një drejtues mjeti i linjës të transportit urban qytetas, përkatësisht i linjës Kombinat-Kinostudio i cili drejtonte një autobus artikular nën efektin e alkolit, rezultoi në testin e parë 0.22 mg/l dhe në testin e dytë 0.23 mg/l.
Gjithashtu është monitoruar linja e transportit ish uzina e traktorëve-Institut Bujqësor me qëllim verifikimin e shqetësimeve e qytetarëve, në adresë të kësaj linje për vonesa gjatë itinerarit të saj ku u konstatuan dhe ndëshkuan dy drejtues autobusësh për drejtim të mjetit me shpejtësi të ngadalësuar duke u bërë pengesë për qarkullimin normal të mjeteve të tjera.
(F.M/Faxweb)