Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka në një deklaratë për mediat për drogën e kapur në Maminas ka thënë se kishte ardhur me garanci politike.
Noka tha se Rama dhe Xhafaj duhet të tregojnë se pse u dekonspiruar operacioni pasi pronari i kopanisë ‘Arbri Garden’ u largua vetëm 1 ditë para se të kryhej operacioni policor.
Sipas Nokës sasia aq e madhe e ardhur dhe cilësia e saj e lartë tregon që këtu ka një laborator droge.
“Policia shqiptare, Xhafaj, Edi Rama të japin llogari pse pronari u largua 1 ditë para se policia të ndërhynte për të kapur drogën. Ata vazhdojnë të fshihen dhe nuk japin llogari se pse u denkonspirua operacioni. Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj duhet të tregojë pse kishte frikë dhe e quajti te sukseshëm operacionin, duhet të thotë pse gënjeu dhe kush e bëri të shtrembëronte gjithçka. Ai hetsht dhe nuk tregon nëse Olsi rama ka lidhje. Nga vlera e kokainës do të thotë se kokaina është e pastër, çka do të thotë se Edi Rama nuk tregon se ku është. Përfitoj nga ky rast ti them edhe Ulsiut edhe Edi Ramë që shndërrimi i Shqipërisë në vend të krimit të organizuar”, tha Noka. (B.H/Faxweb)