Olsi Rama në këto ditët e fundit që pas zgjedhjes si Drejtor të Partizani e ka rrëmbyer menjëherë vëmendjen e mediave.
I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, ai foli për një sërë çështjesh ndërsa në fund zbuloi çfarë i kishte thënë vëllai i tij Edi Rama.
“Ai e pranoi normalisht vendimin për të drejtuar Partizanin. Sigurisht pa hezituar aspak sepse ka besim te unë dhe më tha që mund ta bëj”, deklaroi Olsi Rama në panelin e Procesit Sportiv.
Po ashtu Olsi Rama tregoi se një nga gjërat e para që ka bërë, është një letër drejtuar FSHF-së, për akordimin e titullit të 2016-ës, Partizanit.
“Që në fillim kontaktova me juristin e klubit dhe hartuam një kërkesë për atë titull, të cilën e kemi dërguar tashmë në FSHF. Me sa di unë, Federata po pret edhe vendimin e Apelit të UEFA-s, për të vepruar më pas. Gjithsesi, UEFA e dënoi Skënderbeun me 1 vit dhe e la jashtë kompeticioneve europiane, megjithatë, ne kemi durim dhe do presim të shprehet edhe Apeli”, tha Olsi Rama.
Titulli i sezonit 2015-2016 u fitua nga skuadra e Skënderbeut, ndërsa Partizani u rendit në vendin e dytë. Megjithatë, disa muaj më pas, UEFA vendosi të dënojë klubin korçar me një vit përjashtim nga garat europiane, për shkak të trukimit të disa takimeve, mes tyre edhe ndeshje të Superligës. Pikërisht për këtë arsye, klubi i Partizanit kërkon heqje ne titullit të Skënderbeut dhe akordimin e tyre ‘të kuqve.
(E.K/Faxweb)