“Vutë ambasadorin amerkan përpara! Po si sju vjen zor?! S’latë gjë pa i thënë atij të shkretit kur ishte reforma në drejtësi!”, kështu iu drejtua Rama sot në Kuvend demokratëve ndërsa sqaronte se me bashkëpunimin ndërkombëtar ka nisur aksioni kundër krimit në vend.
Duhet thënë se etiketimi ”i shkret” për ambsadorin e një vendi mjaft të rëndësishëm si SHBA, tingëllon mjaft i çuditshëm.
“Sali larg qoftë që unë të të shaj ty dhe Lulin, unë nuk të them vrasës duke marrë parasysh. PD laj thaj ty të ka, vetëm kanatieren tënde të sulmit, ndryshe nuk ekziston. Kush është virusi kush është mikrobet shqiptarët e dinë mjaft mirë se kush janë. Për të bashkuar shqiptarët ajde u japim të drejtën emigrantëve për të votuar.
E dini historinë e festivalit ju, edhe ju jeni po ai mikrogfon, po ajo muzikë, edhe po të doni nuk dini mënyrë tjetër. Shqiptarët nuk i bëni dot për budalla, ta gjykojnë ata se cila është vatra e korrupsionit. Unë skam thënë kurrë që ambasadori amerikan është i blerë. E kuptoni që e keni bërë Kuvendin një sherrtore, është turp, Shqipëria do shtet, ju në katër vite i keni dalë haptazi kundër të gjitha reformave. Shqipëria do punë, të gjitha përpjekjeve për të rritur punësimin iu kenidalë kundër.
U bë pak baltë kjo histori, në korrik dhe në gusht ne kemi thënë se bashku se do të luftonim kundër krimit, e kam thënë unë në mënyrë të përsëritur, më vjen mirë që se përmendni më kanabisin, nuk është përfundimi i betejës sonë, kemi nisur bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, që do të përfshihen drejtpërdrejtë në luftën kundër krimit. Ju përdorni takimet me ndërkombëtaret, javës tjetër do dëgjoni atë që ne kemi tre muaj që bashkëpunojmë. Vutë ambasadorin amerkan përpara! Po si sju vjen zor?! S’latë gjë pa i thënë atij të shkretit kur ishte reforma në drejtësi!”, u shpreh Rama.
“Edhe deklaratat e ambasadorit amerikan dhe të tjera deklarata më parë dhe më pas, janë pjesë e të njëjtës përpjekje nuk janë ashtu siç i pikturoni. Jeni ju që po hoqët fjalën krim nga fjalori, ja provojeni, të bëni fjalim pa drogë pa mafie, pa kriminelë, dhe pa fjalën Elvis Rrosh, shumë-shumë mund të zgjasë 3 minuta. Na morët më qafë edhe shokët tanë atje, ata numërojnë çdo ditë ata që ikin nga tepsia. Krimi, krimi, droga, mafia…”, vijoi më tej Rama.
(E.K/SHUPLAKA)