Saimir Tahiri është folur përherë për pronësinë e një skafi në emër të tij. Sipas deputetit demokrat Flamur Noka pronësia e skafit të Sajmir Tahirit, që përdorej nga Habilajt, ishte në emër të drejtorit të kavalishencës së Durrësit.
“Dolën dy patentat, e mbani mend si ngërthente në media se nuk kam patenta dhe nuk kam pasur skaf. Skafin në Vlorë që e administronin Habilajt, ishte i zotit Tahiri. Ditën që u bë zhurma ishte jahti në Durrës që ruhej nga policia. Sigurisht nuk e ka patur në pronësi por në emër të drejtorit të Kovalishencës”, tha Noka në “5 pyetje nga Babaramo”.
Në vijim deputeti demokrat shtoi se “kam informacion, është një drejtor në Durrës që është përdorur për të blerë vota dhe atij ia ka dhënë”.
(E.K/faxweb.al)