Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 11 të natës në Fier, ku si pasojë e një shpërthimi pranë një automjeti, një person ka mbetur i plasgosur rëndë.
Shpërthimi që tronditi të gjithë zonën, ka shkaktuar shkatërrimin e plotë të mjetit dhe plagosjen e rëndë të 38-vjeçarit Ervin Memo.
Mjeti tip ‘Benz’ me targa AA270IV kishte qenë i parkur në lagjen ‘29 Nëntori, dhe në momentin kur Memo kishte tentuar ta ndizte ka ndodhur dhe shpërthimi fatal. Në videot e siguruara nga ‘’Fax Neës” dëgjohen dhe ulërimat e familjarëve që ishin pranë të riut në momentin kur ka ndodhur shpërthimi.
Forca të shumta policore kanë rrethuar zonën, po pa mundur dot që të gjejnë një pistë kryesore për këtë atentat me bombë.
Memo ka marrë plagë të shumta në të gjithë trupin dhe një pjesë e fytyrës ka pësuar djegie. Ai ka dalë me këmbët e tij nga mjeti, ndërsa në video shihet si qëndron Brenda makinës, në pritje të mbërritjes së ambulancës.
Sipas gazetarit të Fax News në Fier, Edmond Hoxhaj, Memo kishte disa vite që ishte kthyer nga Greqia, ndërsa ishte banor në zonën ku ndodhi shpërthimi. Në Fier ai merrej me vreshtari që i kishte në periferi të qytetit.
Gjatë natës në Fier kanë mbërritur ekspertë të kriminalistikës nga Tirana, për shkak se ky atentat ka qenë i tipit mafioz dhe i mirëmenduar. Në zonën ku ka ndodhur shpërthimi ka disa biznese, të cilave iu janë sekuestruar kamerat e sigurisë.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=F6Xuw9oRVxM&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=mB3VBHKAvPE&feature=youtu.be