Deputeti i PS, Erjon Braçe ka reaguar pas akuzave se ka qëlluar me një send të fortë arbitrin e ndeshjes Partizani-Skënderbeu si formë proteste ndaj vendimeve të tij.
Në një postim në rrjetet sociale Braçe pyet se me çfarë kishte qëlluar, duke ironizuar Shoqatën e Arbitrave shqiptarë por edhe median.
“Eeeej se e paskeni bere fakt te kryer; A mund te me thoni se me cfare kam qelluar; me “cakmak”- sic thote origjinali, me “nje objekt”- sic thote Shoqata e Ilir Shulkut, me “nje send te forte”- sic thote Top Channel duke ju referuar deklarates se Shoqates se Ilir Shulkut, ne menyre te rreme natyrisht, sporti i ri ne Top ky? Po pres!”, shkruan Erjon Braçe.
Shoqata e Arbitrave Shqiptarë reagoi kundër veprimit të deputetit Erion Braçe, që pretendohet se ka hedhur send të fortë ndaj gjyqtarit kryesor në ndeshjen Partizani-Skënderbeu.b (B.H/Faxweb)