Avokati Altin Goxhaj i ftuar si çdo të dielë në studion e Fax News për të folur mbi zhvillimet e dy ditëve më parë në Partinë Demokratike.
Në lidhje me ndryshimet statutore të ndërmarra në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Goxhaj tha se çfarëdolloj gjëje që bën Basha ka objektiv të shkatërrojë PD.
Altin Goxhaj e krahasoi kryetarin e Partisë Demokratike Basha, me spiunin britanik të viteve ’50, Kim Filby, sa u përket, sipas Goxhajt, shkatërrimit të strukturave ku punojnë.
“Spiuni i famshëm i viteve 50-60 Kim Filbi, merrte listat e agjentëve të perëndimit dhe ia çonte KGB, dhe kështu sa kohë vepronte ai, dekonspirohej shumica e vendimeve ndaj Bashkimit Sovjetik.
Kim Filbi ishte një person që merrte kritika çdo ditë nga qeveria angleze dhe amerikane për dështime të përditshme të operacioneve dhe kapjes së agjentëve. Deri kur një ditë mori avionin dhe iku në Moskë ku jetoi 92 vjeç.
Lulzim Basha është Kim Filbi i Partisë Demokratike. Shkoi me një dokument të firmosur nga ministria e Jashtme e Hollandës në një dokument për ngjarjen e Sebrenicës. Një profesor amerikan e pushoi nga puna në Kosovë sepse e pa me ç’kishte të bënte, e pa që ishte person i pabesueshëm.” – tha Goxhaj.
Goxhaj tha se përkundër asaj që artikulohet, “Basha është shumë i zgjuar sepse po i ecin punët shumë mirë në kapjen e Partinë Demokratike. E vetmja gjë që nuk i ecën është lufta me pushtetin.”
“Ky njeri në momentet më të rëndësishme kur kryetari i Bashkisë së Kavajës ishe akuzuar, Basha vendosi më budallain e Durrësit në krye të PD aty.” – u shpreh Goxhaj.
Goxhaj sqaroi se nuk e kishte fjalën për kryetarin aktual të Bashkisë Kavajë, Isa Sakja, pasi Sakja erdhi më vonë por për dikë tjetër, menjëherë në fillim kur filloi hetimi ndaj Elvis Roshit.
“Kush ka punuar me Bashën në dikasteret që ka drejtuar gjatë qeverisjes Berisha, thotë që njeri më të dështuar se ky nuk paska. Ishte plotësisht i dështuar, por kishte super promovim.” – tha Goxhaj.
Video e plotë e avokatit Altin Goxhaj në studion e Fax News:
(E.L./Faxweb)