Një denoncues ka shkruar se medikamenti i mpirjes (anesteziku) së mishrave të dhëmbëve përpara ndërhyrjse për t’i hequr apo mbushur, vështirë se gjendet në klinikat dentare pasi mbahet i mbyllur në doganë prej dy muajsh.
Në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka ardhur denoncimi i rradhës për mungesën e anestezikut Mepivacaine në klinkat dentare.
“Depot farmaceutike thuajse nuk kane me rezerva. Kompania, qe prej te pakten 15 vitesh e sjell kete medikament (prodhuar nga filiali francez i kompansie amerikane Septodont) ka sjelle nje sasi te konsiderueshme, por sasia mbahet e bllokuar prej thuajse 2 muajsh ne doganen e Durresit.” – shkruan denoncuesi.
Denoncuesi shkruan se depot farmaceutike duan ta nxjerrin nga tregu shqiptar këtë medicament për ta zëvendësuar me një tjetër. Ai shkruan se dikush në doganë ka fuqi që të bllokojë hyrjen e anestezikut.
(E.L/Faxweb)