Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka postuar në rrjetet sociale një video, që sipas tij, tregon historinë e vërtetë të krimit në pushtet.
“Kjo është historia e vërtetë e krimit në pushtet. Qeveria e Ramës dhe bandave të narkotrafikut”, shkruan Balliu në komentin që shoqëron videon.
Video është montuar përmes disa personazheve qendrorë të qeverisë Rama, si ministri Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, ish-ministrat Tahiri dhe Mimi Kodheli.
(E.K/FAXWEB)