Që kreu i PD-së Lulzim Basha hera-herës nuk ka qenë dakord me qendrimin e ambasadores së BE-së në vendin tonë Romana Vlahutin, kjo tashmë dihet.
Mirëpo video e sotme e takimit mes tyre në Rinas, në prani edhe të Frederika Mogherinit i thotë të gjitha.
Pas një përqafimi dhe një bisede hyrëse mjaft të ngrohtë me Mogherinin, Basha është parë t’i japë në mënyrë të ftohtë dorën ambsadores së BE-së. E sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, teksa hynin në sallën ku po takoheshin ai e ka lënë pas atë, duke harruar rregullin e pashkruar që ‘’femrat kalojnë para”.
Vlahutin duket se e ka kuptuar mjaft mirë situatën dhe teksa Basha vijonte bisedën me Mogherinin, ajo ka nxjerrë celularin e saj nga çanta, në mënyrë që të mos e përjetonte dhe më shumë lënien mënjanë.
(E.K/FAXWEB.AL)