Deputeti i PD Luçiano Boçi i cili vë përballë një pikturë ku janë protagonistë zyrtarët e qeverisë Rama 2 dhe 11 kuksianët e arrestuar të cilët presin sot vendimin nga Gjykata e Apelit të Shkodrës, thotë se kjo është fabula e kësaj séance.
“Peshqit kundër kuksianëve (piktura kundër fotos) Kjo është fabula e turpit e seancës së sotme që po zhvillohet në Shkodër”, shkruan ai.
Boçi thotë se ky është vendi ynë i mbrapshtë. Ku shteti sfurkut dhe i peshqve kërkon të gjunjëzojë shpirtin e revoltës së qytetarëve të thjeshtë kuksianë.
Postimi i plotë:
Shteti i sfurkut dhe i peshqve, siç dhe e kanë pikturuar vetveten, kërkon të gjunjëzojë shpirtin e revoltës së qytetarëve të thjeshtë kuksianë.
Ky është vendi ynë i mbrapshtë.
Ata që zihen pēr “thesin” të cilit i turren me sfurk në dorë, glorifikohen. U jepet spektër. U vendosen kurora.
Paraqiten si të fuqishmit “e detit”, që s’ka rrjetë që t’i kapë. Janë dhe me kallash pale! (piktura poshtë).
Madje këtij butaforikut K/ M i duket vetja si Poseidoni, ndërkohë që është peshku i madh.
Në anën tjetër janë e drejta dhe e vërteta. (foto poshtë).
Janë ata që luftojnë çdo ditë me padrejtësinë, në emër të fëmijëve të tyre, për bukën e gojës, por që janë rrëmbyer nga shteti, desha me thënë, sepse në fakt është banda-shtet e peshqve.
E drejta sot me pamjen e kuksianëve, është vënë në bankën e të akuzuarve.
….por një ditë dhe uji i detit nuk do mjaftojë për të larë njollën e turpit të peshqve tanë të vetkënaqur që duke lozur me paratë e shqiptarëve, bëjnë sikur qeverisin….
…dhe vetëm rrëmbejnë, grabisin, dhunojnë njerëzit e thjeshtë me drejtësinë e bërë sfurk, me policinë sfurk, me institucione sfurqe, me shtetin sfurk.
p.s
Ata që kanë kohë që kërkojnë peshqit, mund t’i bëjnë doënload pikturës dhe pastaj të bëjnë ndonjë deklaratë “të fortë”, për sukses absolut!!!!
(B.H/Faxweb)