Deputetja e vetme e qarkut të Kukësit nga Partia Socialiste, Mimi Kodheli e ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora Neës, thotë se protesta e dhunshme në Rrugën e Kombit nuk e kanë bërë qytetarët e thjeshtë, por politikanë dhe njerëz me precedentë penalë.
“Ata që e organizuan dhunën nuk janë njerëz të dëshpëruar që kemi parë në pamjet filmike, por janë disa të tjerë që kanë hedhur gurin dhe kanë fshehur dorën. Nëse kjo është e vërtetë, këtu ka një problem që i tejkalon problemet e tarifës, e tejkalon këtë ngjarje të dhunës, ka një problem që lidhet me destabilizimin e vendit. Më shqetëson tarifa për qytetarët e Kukësit, e cila absolutisht duhet të rishikohet nga qeveria, për të gjithë ata që kthehen nga kullota për në shtëpinë e tyre në darkë. Të shikohet shumë më thellë ky element që synonte të destabilizonte. Këta elementë kanë qenë politikanë dhe njerëz me precedentë penalë”, tha ajo.
Por Kodheli hodhi edhe akuza për anëtarët e Këshillit Bashkiak në Kukës. Kodheli deklaroi se ata nuk mblidheshin për të ndarë ndihmën ekonomike për banorët e varfër të asaj zone, duke shtua se verpmin e tyre për atë protestë do ta gjykojë historia. Por nuk duhet të glorifikohet.
“Ata nuk mblidheshin për të ndarë ndihmën ekonomike për njerëzit”, tha Kodheli. (B.H/Faxweb)