Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pasi LSI-ja braktisi sallën e Kuvendit e ka quajtur shoën e rradhës dorëzimin e mandatit të deputetit nga ana e Saimir Tahirit.
Ajo tha se Rama e ka bërë kurban vetëm për dy orë Tahirin dhe kërkon që të tërheqë vëmendjen nga bëmat që do të vijnë.
Kryemadhi u shpreh: Kjo është për të mbuluar gjëmat e mëdha po vijnë, dorëheqja e Tahirit apo dorëzimi i mandatit është qesharak se në 19 prill vrapoi në senacë të mos humbte mandatin dhe sot del dhe e heq mandatin.
Është ushtar i vogël i perandorisë së drogës së Ramës dhe kërkon ti japë oksigjen Ramës dhe grupeve kriminale, është teatër fëmijnor, që nuk na hedh dot hi syve.
Lotët e krokodilit që shikojmë nga ata që kanabizuan vendin janë shfaqje e shëmtuar që varfëron shqiptarët, nuk e shpëtojnë dot Ramën nga përfshirja, se ai ishte ideatori dhe zbatuesi i kanabizimit, Tahiri ishte ushtar i vogël, janë bërë qesharakë me kodet mafioze që i japin njëri tjetrit në distancë që vetëm ata dinë ti deshifrojnë. Për opozitën është fat i madh të akuzohet nga një njeri që e dinë ndërkombëtarët se cfarë është.
Ky ishte kompromis i radhës i Ramës që për të shpëtuar, e ka zakon të thotë jo mor burrë, i ka thënë atij, ik dy orë sa të harrohesh, kjo është historia e këtij kontigjenti njerëzish që kemi sot një situatë ku nuk gjendet drejtësia.
(E.K/FAXWEB.AL)