Një person është gjendur i vdekur brenda një makine në një rrugë në Gjakovë-Goden në Kosovë.
Policia kosovare njofton se patrullat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se personi ishte pa shenja jete.
Viktima është identifikuar si Art Kurt, me profesion aktor. Ai ka luajtur në serialin “O sa mirë” përkrah Jonida Vokshit. I ndjeri në të kaluarën po ashtu ka qenë edhe ish-kameraman i “Tribuna Media Grup”.
“Më datë 24.04.2018 në ora 07:50 stacioni policor Gjakovë është njoftuar se në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit gjendet një makinë me një person që dyshohej të jetë i vdekur.
Patrullat policore me të gjitha njësitë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se personi që ishte në automjet ishte pa shenja jete. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë po hetojnë rastin”. thuhet në njoftimin e Policisë.
(E.K/FAXWEB.AL)