Një minator është aksidentuar ditën e sotme në minierën e Martaneshit në Bulqizë.
Mësohet se ai është shtetasi Besnik Palamani, 48-vjeç
Bëhet me dije se atë e ka zënë poshtë vagoni i ngarkuar me krom teksa po e lëvizte.
Minatori është dërguar urgjentisht me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ka mbërritur në gjendje të rëndë.
(E.L./Faxweb)