Fax News bën me dije se një aksident i minutave të fundit mes dy trajlerave dhe një automjeti ka ndodhur në aksin Vorë – Fushë Krujë.
Sipas informacioneve një trailer me targa të Kosovës ka goditur nga pas një trailer me targa të Shqipërisë i cili nga goditja e fortë ka devijuar dhe ka goditur një automjet tip ‘Ford’.
Mësohet se janë plagosur shoferi i trajlerit nga Kosova dhe një prej pasagjerëve që gjendej në automjetin tip ‘Ford’
Si pasojë e bllokimit të rrugës, bëhet me dije se trafiku në të dy krahët kas shkuar rreth 4 kilometra..
Të plagosurit janë nisur me urgjencë drejtë Tiranës për ndihëm ne parë mjekësore.
Bëhet me dije se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe e trajlerit me targa të Kosovës por edhe futja gabim në parakalim e veturës.
Ky është një ndër akset më problematikë në Shqipëri pasi në një segment prej 5-6 km kanë gjetur vdekjen dhjetëra persona.
Bilanci i të vdekurve si pasojë e aksidenteve në këtë aks, i krahasueshëm me një bilanc lufte.
Aksidentet vijnë si pasojë e mungesës së hyrje daljeve në autostradën Thumanë-Tiranë por dhe nga puna e dobët e Policisë Rrugore pasi në këtë aks bëhen shumë shpesh parakalime të gabuara bëhen çdo sekondë.
(E.L./Faxweb)