Katër persona u vranë dhe katër të tjerë mbetën të plagosur në një lokal në Tennessee të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Vijon saga e personave me probleme mendore, të cilët armatosen dhe kryejnë masakra mbi popullsinë civile në ambiente publike.
Travis Reinking 29 vjeç, hyri i armatosur hyri në lokal dhe hapi zjarr ndaj tyre, duke vrarë e plagosur.
Zëdhënësi i policisë tha se 29-vjeçari ishte lakuriq dhe kishte të veshur vetëm një xhaketë.
Autori u afrua në lokal me makinë, dhe më pas nisi të qëllonte duke lënë katër persona të vdekur, kurse katër të tjerë mbetën të plagosur. Më pas u largua sërish me makinë. Ai është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa po vijojnë edhe hetimet për zbardhjen e shkaqeve.