Bashkia Shkodër ka reaguar në lidhje me ndërtimin e një HEC-i në zonën e Shalës, për të cilin ka pasur shqetësim dhe nga banorët e zonës.
Bashkia sqaron se është përjashtuar nga cdo lloj dijenie sa i takon koncesionit të dhënë nga ministria e energjitikës.
Bashkia Shkodër, ka ngritur një shqetësim të tillë në një shkresë zyrtare drejtuar Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Kryeministrit Edi Rama. Në shkresën drejtuar institucioneve, Bashkia Shkodër ben me dije se nuk janë zbatuar dispozitat ligjore në dhënien me koncesion të objektit në Shalë, ku janë xënuar rëndë dispozitat ligjkore dhe konventat ndërkombëtare mbi zonat e mbrojtura dhe konventa e AARHUS.
Në këtë shkresë thuhet se në këtë process nuk janë zbatuar pikat 2c dhe pika 3, e ligjit për koncesionin dhe partneritetin publik privat, në të cilën percaktohet qartë së duhet Studimi i fizibilitetit i cili përmban në mënyrë të vecantë studimet mjedisore dhe implikimet në natyrë dhe në satudimin e fizibilitetit merren parasysh në vecanti interesi publik, ndikimi në mjedis dhe mbrojtja e mjedisit.
Në shkresën zyrtare, Bashkia Shkodër bën me dije se, këtij institucioni i është mohuar dhenia e opinionin dhe marrja pjesë në këtë proces. Bashkisë Shkodër asnjeherë nuk i është derguar një studim i tillë apo ti jetë kërkuar medim lidhur me studimin e kryer.
Sipas shkresës përcjellë ministrive përkatëse, behet me dije se Bashkia Shkodër, komuniteti i zonës, publiku, askush nuk është në dijeni nëse këto institucuione e kanë kryer detyrën në bazë të ligjit dhe janë shprehur me pergjegjësi në kohen e duhur për këtë koncesion.
Bashkia Shkodër kërkon menjëherë të ndalohen të gjitha procedurat e metejshme për këtë koncesion, nderkohe që kërkohet që menjehere të behet publik i gjithe informacioni mbi dosjen e koncesion, dhe nëse nuk do të ketë një reagim zyrtar Bashkia Shkodër do të jetë përfaqësuese e komunitetit për dërguar këtë ceshtje në gjykatë referuar edhe konventave ndërkombëtare.