Ka nisur në stadiumin “Anfield” ndeshja e parë gjysmëfinale e “Champions League” mes Liverpool dhe Romës. Liverpool është përmirësuar ndjeshëm nga sfidat në grupe, siç është parë edhe në paraqitjet e bukura të bëra në çerekfinale kundër Manchester City, ndërsa sonte do të tentojë të mbajnë portën të paprekur pasi golat e italianëve në fushën e tyre do të kushtojnë dyfish, ndërsa sigurisht që me Salah në sulm është shumë i rrezikshëm.
Nga ana tjetër kryeqytetasit italian të cilët shastisën opinionin futbollistik me përmbysjen që i bënë Barcelonës në çerekfinale do të luajnë një tjetër ndeshje ku nuk janë favorit. Verdhekuqtë me shumë mundësi nuk kanë udhëtuar në Liverpool për t’u mbrojtur dhe për këtë arsye sonte pritet një supersfidë spektakolare.
(B.H/Faxweb)