“ERTV NEWS – Nga sot çdo të dielë një pasqyrë javore e qeverisjes.”
Kështu shkruhet në përshkrimin e videos që kryeministri Rama postoi në Facebook, drekën e sotme.
Lajmet në ekranin e kryeministrit Edi Rama, do të jepen çdo të dielë, në përmbledhjen javore.
Pra kanali qa ai hapi dy vite më parë për t’u ofruar shqiptarëve ‘versionin e vërtetë’ të ngjarjeve, tashmë është ngritur një shkallë më sipër jo vetëm duke transmetuar Live aktivitetet e qeverisë, por edhe duke bërë përmbledhjen e kronikave në formën e edicionit informative.
Ndoshta kryeministri e ka gjykuar më me vend që në vend të komunikimit të tij të zakonshëm javor, të paraqesë një përmbledhje të arritjeve të qeverisjes nga e hëna në të shtunë.
(E.L./Faxweb)