Politika ka pasur ditën e sotme zhvillime mjaft të vrullshme ku gjithçka ka kulmuar me lënien e mandatit nga ana e Saimir Tahirit. Ndërkohë nga ana e kryeministrit Rama ky fakt ka kaluar pa shumë zhurmë.
Nga foltorja e Kuvendit, me Partinë Demokratike të larguar nga salla dhe LSI-në që qëndroi, Rama u shpreh se PS rron 1 mijë vjet me këtë opozitë, por problemi nuk është ky.
“Shqiptarët i njohin mirë këta dhe nuk rrëmbehen. Shqiptarët këta i kanë provuar që të gjithë me radhë. Njërën palë e kanë provuar për vite të tëra. Palën tjetër e kanë provuar në dy martesa edhe me njërin edhe me tjetrin, por i kanë parë kush janë. Janë gjithmonë më pak të dëgjueshëm dhe të besueshëm. Me këta PS rron në pushtet 1 mijë vjet, por nuk janë këta problemi ynë. Këta nuk na afrohen me asnjë gjë”, tha Rama.
Ndërkohë gjatë fjalës së Ramës në Kuvend ishin të pranishëm deputetët e LSI. Ai u drejtua me emër Vasilit dhe Luan Ramës, duke u thënë se ju jeni kategoria e tretë.
“Ata që u larguan janë kategoria e dytë, ndërsa Titi me Luani janë kategoria e tretë. Si kategoria e tretë, këta nuk shohim topin, por këmbën.
Titi dhe Luani nuk kanë lidhje me zonën e rreptësisë, mund të marrësh seriozisht Titin? Si ta marr, bëj përpjekje se e kam gjysmë patriot, ca të bëj, megjithatë. Në zonën e rreptësisë është Monika me çizme në dorë për ti gjuajtur arbitrit”– tha Rama.
(E.K/FAXWEB.AL)