Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar dy shtetas holandez pasi kishin ngritur një ‘dron’ në afërsi të Qeverisë së Kosovës dhe iu ka kërkuar ta ulin në tokë.
“Njësiti policor ndersa ishte duke inspektuar objektin e Qeverisë, ka vërejtur se dy të dyshuar meshkuj shtetas holandez kanë ngritur një ‘dron’ dhe nga të njëjtit është kërkuar që ta aterrojnë. Lidhur me rastin është njoftuar Agjencia e Aviacionit Civil. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. (J.V/Shuplaka)