Erion Kristo, në një intervitë për Fax News gjatë protestës që po zhvillohet tek Drejtoria e Policisë Tiranë në mbështetje të protestuesve të arrestuar, u shpreh se qytetarët janë përdorur sikur të mos ishin asgjë.
“Kush e provokoj situatën i pari?! Dërgimi i njerëzve nga një vend në tjetër që lëvizën sikur mos të jenë asgjë është vandale. Nuk jam dakord me këtë ngjarje dhe besoj se ende gjykimi i ftohtë dhe arsyeja funksionojnë në këtë vend.
Është shumë interesante se si kryeministri përdor të njëtat terminologji, madje ka bërë ngjarje shumë më të rënda për pushtetin e tij. Nuk besoj se shteti do të reagojë. Nëse nuk të mëson ajo që ke bërë vetë, nëse dikur thoshtë vandal kur ka bërë vandalizëm, nuk është më shprehje, por është humor.
Kjo nuk është më një protestë e Kukësit, barrën e Kukësit nuk e kemi shqyer ende, është një çështje e të gjithëve. Kjo është një çështje popullore, për mua ky vend ka rëndësi që të qeveriset. Udhëheqësit tanë nuk janë ta pavdekshëm. Ajo që është në të drejtën tonë, është të mos abuzojnë me varfërinë e popullit.”
(M.Q/Faxweb)