Gjatë gjithë ditës së sotme seanca parlamentare është shoqëruar nga tensione të shumta, ndërsa punimet janë ndërprerë për gjashtë herë me rradhë.
Mes pankartave që mbanin në dorë deputetet e LSI-së ishte dhe ajo me mbishkrimin ‘’Rama dick”, që për Elisa Spiropalin, veprimi i kolegeve ishte i turpshëm.
“Një grusht deputetësh, gra dhe burra të frikësuar dhe të mbledhur rreth foltores së Kuvendit si në një mejhane për ti ngulur edhe njëherë thikën Shqipërisë për fatet e vendit.
Turp dhe neveri kemi ndjerë si gra të ulura në atë Kuvend për gjuhën e turpshme të kryera nga disa vajza dhe gra të keqpërdorura nga LSI dhe PD”- tha Spiropal pas përfundimit të seancës.
Krahasimi i kreut të qeverisë “dick”, në përgjigje të fyerjes sipas tyre, që kryeministri Rama u bëri gjithë shqiptarëve, duke i krahasuar më organin gjenital mashkullor.
(E.K/FAXWEB.AL)