Nuk është kursyer sërish kryeministri Rama në Kuvend me akuzat dhe fyerjet e tij ndaj pedagogëve dhe artistëve. Ai u shpreh se nuk është faji i qeverisë që Universiteti është katandisur në atë gjendje.
“Ky është fyerja që unë i kam quajtur pedagogët bishti i fundit të kavallit. Nuk është faji ynë që Universiteti është katandisur në atë gjendje, po për shkak të keqqeverisjes së tij.
Ndërrohen bravat, këtë e kisha dëgjuar vetëm te federata e mundjes. Pse po vuajnë aktorët, mos duhet që qeveria t’iu shpërndajë rolet, mo duhet që tiu vëmë tapetin e kuq që të vijnë në shfaqje. Keni parë në ndonjë vend që artistët të ngrihen për muret.
Dy gjëra janë shumë të qarta, ligji për arsimin e lartë është i duhuri dhe shumë i vonuar. Ju q1%e mbani veten për të djathtë, prej kohësh jeni djathi kaçkavall me vrima, që nuk hahet, jeni në ajër dhe doni vetëm që të kapeni. Ne do ta ndërtojmë Teatrin Kombëtar nga e para”, u shpreh Rama.
Vokshi: Je injorant
(E.K/faxweb)