I ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, kryeministri Rama është pyetur edhe në lidhje me foton e publikuar nga ish-kryeministri Berisha ku shihej që Rama shkonte në një spital privat, ndërsa PD tha se atje kishte shkaur për të takuar ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Rama tha se Berisha publikon çdo lloj talljeje apo gënjeshtren në ‘Facebook-un’ e tij por nuk duhet të merren për bazë.
“Une kam qenë në spital te nje miku im shume i mirë mjek, që ka pasur një histori suskesi në Itali, njeh problemin tim, që e kam të trashëguar si te gjithe shoket e armeve ne fushen e basketbollit me mesin e pasi bera nje udhetim te gjate pata nje kolpo qe me krijoi nje problem në mes”, tha Rama.
Ndërsa në lidhje me akuzat se kishte takuar Tahirin, Rama tha se mund ta takonte në zyrë dhe jo në spital, mdje ai në këtë moment nuk kurseu as ironinë.
“Tani pse duhet te shkoj une ne spital te takoj Tahirin? Une mund ta takoja ne zyre, jo te gjenerohet nje histori e tere, nuk e kam tak Tahirin, se as më është dashur, e as më ka marrë malli ta takoj”, tha Rama.
Duke komentuar deklaratën e Bashës për këtë përmendi një thënie popullore. “E hedh budallai gurin në lum e turren gjithë të mençurit për ta nxjerrë”. (B.H/Faxweb)