Sheshi “Nënë Tereza” është mbushur plot sot nga simpatizantë dhe qytetarë nga mitingu i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Gazetari Artur Çani ka realizuar disa foto për “Shuplaka-n” nga pika të ndryshme të mitingut, ku konstatohet se mosha mesatare e pjesëmarrësve mund të jetë 20 -24 vjeç. Në fakt nuk kishte si të ishte ndryshe duke qenë se rinia është pika kryesore e forcës së LSI-së.
Madje presidenti i zgjedhur Ilir Meta sapo nisi fjalimin e tij, thirri në podium të gjithë kandidatët e rinj për deputetë për ta treguar këtë përpara të pranishmëve por edhe gjithë qytetarëve që po e ndiqnin nga ekrani. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2149″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]