Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë dy ditëve të fundit ka marrë masën për largimin nga detyra për drejtorët rajonalë të AKU në Qarkun Korçë, Dibër dhe Lezhë.
Sipas FaxNews procesi i auditimit të aktivitetit të çdo punonjësi do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë duke mos toleruar asnjë rast në mospërmbushjen e objektivit kryesor të këtij instritucioni, që është garantimi i sigurisë ushqimore në vend.
Ky proces do të përfshijë punonjësi,t duke nisur që nga pozicionet drejtues e deri tek rolet bazë në AKU. (M.Q/Faxweb)