Seanca e sotme gjyqësore në Gjykatën e Shkodrës, është shoqëruar me kaos dhe tensione pas deklaratës të nënës së Elvis Hoxhajt, njëri nga të akuzuarit si vrasës i Hermes Beqirit.
Deklaratat e nënës kanë detyruar gjykatësin të shtyjë seancën në ngarkim të Elvis Hoxhajt dhe Ditmir Harifit.
E ëma e Hoxhajt ka thënë se i biri është arrestuar në mënyrë të padrejtë pasi nuk është ai vrasësi.
Hermes Beqiri, 23-vjeç u ekzekutua mbrëmjen e 4 nëntorit 2017 në një lokal në Shkodër.
Ai nuk arriti t’u mbijetojnë plagëve dhe u nda nga jeta në spitalin e Traumës në kryeqytet.
(F.G/Faxweb.al)
https://www.youtube.com/watch?v=wgZoQvxt6fg&feature=youtu.be