Mëngjesin e sotëm janë përfshirë 3 automjete në një aksident në Durrës. Sipas policisë së Durrësit shkaktar i këtij aksidenti u bë shoferi i “Fiat”-it, Hasan Bregasi, 41 vjeç, i cili në gjendje të dehur përplasi një Benz dhe një Ford.
Ngjarja që shkaktoi kaos ndodhi rreth orës 19:30, në afërsi të “Kolegjit Turk”.
DETAJE:
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: Hasan Bregasi 41 vjeç, banues në Plazh. Më datë 16.07.2017, rreth orës 19:30, afërsi të “Kolegjit Turk” duke drejtuar mjetin tip Fiat ka goditur mjetet tip Benz dhe Ford me drejtues shtetasit M.N. dhe K. R. Bregasi rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.