Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është e njohur për shpirtin e saj rebel, po edhe lirshmërinë që ka me gazetarët në intervista.
Së fundi në programin e Ismet Drishtit “Shkruaje në Akull”, zonja e parë e Republikës dhe pse ajo vetë e ka refuzuar këtë status, u përball me një pyetje jo pak të sikletshme.
Ismet Drishti iu drejtua Kryemadhit me humor se si është që “të të fusë duart” presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Monika Kryemadhi gjithashtu duke e marrë me sportivititet si pyetje iu përgjigj pyetjes së Drishtit po me humor, pa harruar të cilësojë dhe faktin që edhe ajo është një prej personazheve kryesore në politikën shqiptare.
‘’Në fakt jo çdo femër është me fat që t’ia fusi duart presidentit, kështu që të dy kemi qenë me fat”, u shpreh mes të tjerash Kryemadhi.
(E.K/FAXWEB.AL)