Gazeta Rilindja, ka raportuar se si një person nga Vushtrria në Kosovë nuk ia dinte emrin gruas
Një ngjarje e çuditshme kishte ndodhur në Vushtrrinë e vitit 1963. Në këtë kohë ka qenë një rregull i pashkruar që bashkëshortët të mos e thërrasin në emër njëri tjetrin.
I referoheshin në çdo formë por asesi në emër.
Si të tjetër kishte vepruar edhe Sejdi Caka atë kohë 70 vjeçar.
Ai nuk e thërriste gruan në emër, mirëpo kur ka shkuar në komunën e Vushtrrisë kishte hasur në probleme.
Sejdiu nga fshati Stanovc kishte shkuar që të merrte një vërtetim për ta dërguar gruan te mjeku që e shoqja t’i shërohej pa pagesë.
Por kur u pyet nga ofiqari për gruan me të cilin ishte i martuar hiq më pak se që 50 vite ai nuk ia diti emrin.
“Si quhet shoqja jote? Pyeti punëtori social. Sejdiu i rrudhi krahët tue thanë se nuk din. Mbasi dyshoi se nuk u muerrën vesh, nëpunësi pyeti përsëri: emnin si e ka shoqja mixha Sejdi. Paj tybe nuk dij, kam harrue, u përgjegj përsëri plaku.”
Të pranishmit, dëshmitarë të kësaj bisede e shikuan me habi Sejdiun, duke menduar që ai po tallet.
E insistimi i plakut, se vërtetë nuk e di emrin e të shoqes i kushtoi.
Vetëm për me e mësu emrin e gruas, ai u detyrua të kthehet prapa në katund.
“Mbas disa orësh Sejdiu u kthye përsëri në zyrën e nëpunësit social. Këtë herë ai tregoi se shoqja e tij quhet Zylë. Asht për t’u theksue se Sejdiu jeton me Zylën tash 50 vjetë.”
Në mënyrë që mos t’i kushtoj kilometra rrugë të ecura e lodhje, pas marrjes së vërtetimit, ai premtoi se do të mundohet të mos harroj më emrin e Zylës./ gazeta express