BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Si vidhen votat në zgjedhjet presidenciale në Rusi (VIDEO)

Si mund të fitojë zgjedhjet, Vladimir Putin? Mbase me stilin e tij: mundës, murgesha dhe vëzhgues ‘të pavarur’ janë kapur në kamera duke “rregulluar” votat në zgjedhjet e sotme presidenciale në Rusi.

Pamje shokuese tregojnë manipulim të hapur të votimit ndërkohë që sondazhet e para tregojnë se Vlladimir Putin është drejtuar drejt një fitore të dërrmuese në zgjedhjet presidenciale të së dielës në Rusi.

Në rrethinat e Moskës të Lyubertsy, një kuti e votave të mbushura u vendos në kutinë e votimit nga një zyrtar zgjedhor.

Menjëherë pas kësaj, një tjetër zyrtar vendosi më shumë fletë votimi në kutinë – të gjitha të kapur nga kamerat CCTV. Zyrtarët duhet të garantojnë integritetin e zgjedhjeve, por janë parë mashtrime.

Në një video tjetër nga Dagestani, një burrë shihet duke mbushur kutinë e votimit, shkruan Daily Mail.

Vladimir Putin sipas rezultateve të dertanishme ka fituar 74% tw votave. Ndërkohë në zgjedhjet presidenciale lideri i opozitës Alexei Navalny nuk është lejuar që të marri pjesë për shkak të një dënimi për mashtrim, për të cilin Navalny thotë se është i motivuar politikisht.

Zgjedhjet në Rusi janë duke u zhvilluar në një kohë kur vendi është duke u përballur me një krizë me perëndimin.

(B.H/Faxweb)

 

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!