Prej disa ditësh skandali i falimentimit të Gulf është bërë jehonë në media, dhe jo vetëm.
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar kallëzimin e bërë nga policia për skandalin e kompanisë Gulf.
Mësohet se po hetohet menaxheri i kompanisë Albano Aliko dhe administratori i kompanisë Irakli Svanidze, për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.
Burimet kanë konfirmuar se ende nuk ka urdhërarreste.
Prokuroria tani do hetojë për skemën e shitjes së një sasie të mëdha tollonash me çmim të ulur për naftë dhe benzinë ndërkohë që kompania mbylli pikat e furnizimit.
(E.K/FAXWEB.AL)